Një 42-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Fierit, pasi kanosi me armë zjarri ish-bashkëjetuesen dhe familjarët e saj.
Fatmirësisht si rezultat i informacionit të marrë në kohë dhe ndërhyrjes së menjëherëshme nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, u arrit parandalimi i kryerjes së një krimi të rëndë në familje, duke bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit të ngjarjes, shtetasit Fatmir Jonuzi, banues në fshatin Grabian të Lushnjes”.
Sipas policisë arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka shkuar i armatosur në banesën e ish- bashkëjetueses, shtetases me iniciale E.V, 26 vjeçe, banuese në fshatin Fermë Çlirim dhe pasi ka debatuar me atë dhe anëtarët e familjes së saj, i ka kanosur ata armë zjarri automatik.
Policia bëri të mundur neutralizimin e autorit dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit automatik model 56 si edhe një krehër me 26 fishekë.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municionit luftarak”.





