Ka shkuar në Kavajë për t’u përballur me personin me të cilin kishte konflikt, por një 51-vjeçar nga Durrësi ka përfunduar në telashe.

Kjo sepse për të është regjistruar një denoncim në policinë e Kavajës, ku shtetasi N.C. 66 vjeç, ka denoncuar se është kanosur nga 51-vjeçari P.T. banues në Durrës.

Tashmë, mbi burrin nga Durrësi rëndon akuza për konsumimin e veprës penale “Kanosje”, ndërsa materialet janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë.