Kanos për motive të dobëta një shtetase dhe duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur përplaset me një tjetër automjet, arrestohet në flagrancë nga Policia
Shërbimet e Policisë Rrugore në Dibër arrestuan në flagrancë shtetasin Shkëlqim Milkurti, 48 vjeç, banues në Lis, Mat, (i dënuar më parë, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje").
Arrestimi i tij u bë pasi për motive të dobëta në qytetin e Burrelit ka kanosur shtetasen L.B, dhe më pas ky shtetas duke drejtuar automjetin e tij tip 'Mitsubishi', në gjendje të dehur, nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë për të ndaluar, por është larguar me shpejtësi dhe për pasojë është përplasur me një automjet tip 'Benz', me drejtues shtetasin Y.P, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Materialet do t’i referohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprat penale “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt”, ”Mosbindje ndaj urdhërit të Punonjësit të Policisë” dhe “Kanosje”, parashikuar nga nenet 291, 242 e 84 të Kodit Penal.





