3 të rinj nga fshati Nikël i Krujës kanë përfunduar në prangat e policisë, pasi kanosën punonjësit e policisë të IEVP-së Fushë Krujë.
Policia ka arrestuar në flagrancë 3 të rinjtë, dy prej të cilëve janë me precedent të mëparshëm penalë.
- B.Sh., 25 vjeç, banues në fshatin Nikël, Krujë;
- A.Sh., 39 vjeç, banues në fshatin Nikël, Krujë, i dënuar më parë me 15 vjet burg për veprën penale “Vjedhja me armë”.
- E.Sh., 24 vjeç, banues në fshatin Nikël, Krujë, aktualisht i dënuar për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” dhe për shkak të situatës së COVID-19, i është caktuar të qëndrojë në banesë.
“Shtetasit B.Sh., dhe A.SH.,(kushërinj), kanë kanosur për shkak të detyrës, për motive të dobëta punonjësit e policisë në IEVP Fushë Krujë, specialistin e informcionit dhe rojen e IEVP-së, ndërsa shtetasi E.Sh., pasi ishte larguar nga banesa ku duhet të qëndronte u ka shkuar në ndihmë dy kushërinjeve dhe i ka transportuar me makinë për ti shpëtuar kapjes së policisë”,– bëhet e ditur në njoftimin për shtyp të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Durrës.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Krujë për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës” kryer në bashkëpunim dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.





