Policia e Durrësit ka nisur procedimin penal për 42-vjeçarin D.B. banor i qytetit bregdetar.

42-vjeçari akuzohet për “Kanosje” dhe “Plagosje e lehtë me dashje”, pasi një ditë më parë, në lagjen nr.13, në zonën e plazhit, ka kanosur dhe goditur me mjete të forta, shtetasin B.B., vjeç 61, banues në Durrës.