Kanoset kryeministri Edi Rama përmes një zarfi me letra.
Policia bën të ditur se një 60-vjeçar i sëmurë mendor i ka dërguar një letër kryeministrit Rama, në të cilën kishte përmbajtje kërcënuese.
Zarfi ka mbërritur më 30 gusht 2016, ndërsa më 1 shtator policia ka referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Sipas të dhënave të policisë, bëhet e ditur se personi që i ka dërguar letrën Ramës është Xhibrileminë Muhamet Keça, banues në Korçë dhe vuan nga probleme të shëndetit mendor.
“Më datë 30.08.2016, i ka dërguar Kryeministrit të Shqipërisë një zarf në të cilin gjendeshin letra të shkruara ku përmbajtja e të cilave përben elementët e veprave penale të “Nxitjes dhe Urrejtjes ose Grindjeve” dhe “Kanosjes””, njofon policia.





