Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë, ndaluan shtetasin Kleanthi Todri, 28 vjeç, banues në Gradishtë, Divjakë.
Në gusht të vitit të kaluar, 28-vjeçari u kallëzua nga nëna e një vajze të mitur se e kërcënonte duke i kërkuar 2 mijë euro.
Ai kishte pasur një lidhje të shkurtër me të, dhe për shkak të prishjes nga e ana e gruas, Todri e kërcënonte me mesazhe duke i kërkuar shumën e parave.
Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, e ka dënuar me 7 muaj e 3 ditë burg, për veprën penale “Shtërngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” parashikuar nga Neni 109/b i Kodit Penal.





