Foto: arma e sekuestruar

Policia e Durrësit ka arrestuar një 39-vjeçar, i cili akuzohet se ka kanosur me armë sportive punonjësit e Policisë Bashkiake.

Ra në pranga shtetasi G. K., 39 vjeç, banues në Tiranë.

Sipas uniformave blu, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ai ka kanosur me armë sportive pistoletë, punonjësit e Policisë Bashkiake, duke u prezantuar si punonjës i strukturave ligjzbatuese.

Ndërkohë është sekuestruar edhe arma sportive (pistoletë).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.