Gjykata e Tiranës ka dënuar me 5 vite burg Orges Bilbilin. Ai është cilësuar fajtor për armëmbajtje pa lejE dhe kanosje për shkak të detyrës të punonjësit të policisë.
Ngjarja ndodhi më 10 prill 2020, teksa një efektiv i forcave “Shqiponja” i kërkoi Orges Bilbilit lejen e daljes dhe dokumentin e identifikimit. Bilbili e ka kundërshtuar fillimisht punonjësin e policise dhe me pas e ka kërcënuar me armë, por ky i fundit reagoi dhe e plagosi.
Orgest Bilbili ishte person i shpallur në kërkim dhe me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Ai është i dyshuar për një sërë ngjarjesh të rënda kundër personit në qytetin e Lushnjës.
Ndërkohë, bëhet me dije se Bilbili po gjykohet nga GJKKO bashkë me Anterio Kaloshin dhe Laert Haxhiun për masakrën e Lushnjes.





