Një 35-vjeçar është arrestuar nga policia pasi kanosi me jetë babain e tij.

I arrestuar është shtetasi A. B.,i cili në fshatin Ballaban, Këlcyrë i cili për motive të dobëta, ka kanosur për jetën babain e tij, shtetasin T. B., 66 vjeç.

Sapo kanë marrë njoftimin, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje duke parandaluar një krim të mundshëm në familje.

Materialet në ngarkim të shtetasit A. B. i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet, për veprime të mëtejshme.