Një person, ende i paidentifikuar nga policia, në aksin rrugor Thumanë-Fushë Krujë gjatë natës së djeshme ka kanosur me thikë një 28-vjeçar nga Kosova, i cili po udhëtonte me automjetin e tij.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë po punojnë për identifikimin e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes, pasi në aksin rrugor Thumanë-Fushë Krujë, gjatë natës, një shtetas ende i paidentifikuar, për motive të dobëta ka kanosur shtetasin L. B., 28 vjeç, banues në Kosovë, i cili po udhëtonte me automjetin e tij.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.





