Një 47-vjeçar është proceduar penalisht nga Policia e Pogradecit, pasi akuzohet se ka kanosur një prej mjekëve të spitalit të qytetit.

Burime zyrtare bënë me dije se i akuzuari është G.P., që u denoncua nga vetë mjeku, kurse shkak për sulmin është bërë detyra.

Nuk jepen detaje nga dinamika dhe rrethanat e ngjarjes, pasi Prokuroria po kryen hetimet e thelluara për zbardhjen e plotë të incidentit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit G. P., 47 vjeç, banues në fshatin Dardhas, Pogradec, pasi dyshohet se ka kanosur një mjek, për shkak të detyrës, në ambientet e spitalit”, thanë burime zyrtare.

Po kështu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin H. G., 68 vjeç, banues në fshatin Mesmal, Maliq, pasi dyshohet se për motive pronësie, ka kanosur me fjalë një 62-vjeçar.