Një shtetas është shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës pasi për motive të dobëta ka kanosur një 30-vjeçare dhe i ka thyer me gur xhamin e baneses.

Njoftim i Policisë:

Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin S. N., 30 vjeç, pasi për motive të dobëta ka kanosur një 30-vjeçare si dhe i ka thyer me gur xhamin e banesës. Punohet për kapjen e tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.