Policia e Shkodrës njofton se ka nisur procedim në gjendje të lirë për një 28-vjeçar. Ky i fundit sipas bluve, ka kanosur një shtetase, duke i dërguar mesazhe në celular.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. I., 28 vjeç, banues në fshatin Alimetaj, pasi ka kanosur një shtetase, duke i dërguar mesazhe në celular.