Policia e Maliqit nisi procedimin penal për shtetasin N. Ç., 70 vjeç, banues në fshatin Kolanec, për veprën penale “Kanosja serioze për hakmarrje ose për gjakmarrje”.

Ky shtetas është shfaqur në një video të publikuar në rrjetet sociale duke kanosur për jetën autorët e dyshuar të vrasjes së djalit të tij (ngjarje e ndodhur në muajin qershor 2022), për të cilët Gjykata e Apelit Tiranë vendosi ndryshimin e masës së sigurisë nga “Arrest në burg” në masën “Arrest në shtëpi”.