Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim një person, i cili ka kanosur sot punonjësit e Agjensisë Kombëtare të Bregdetit gjatë ushtrimit të detyrës për kontrollin e plazheve.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:10, në plazhin e Radhimës, ku shtetasi E.A, pretendonte se posedonte një hapësirë plazhi në këtë zone.
“Si pasojë e konfliktit, shtetasi E. A, dyshohet se ka kanosur punonjësit për shkak të detyrës dhe më pas ky shtetas është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes”, njofton policia.
Shërbimet e policisë janë vënë në ndjekie të këtij shtetasi dhe po punohet për kapjen e tij. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.





