Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 kanë shpallur në kërkim një 32 vjeçar pasi pas një incidenti ai ka kanosur verbalisht një 27-vjeçar, për motive të dobëta.
Policia ka nisur kërkimet për arrestimin e 32-vjeçarit, ndërsa hetimet vazhdojnë për të zbardhur plotësisht ngjarjen dhe motivet e këtij kërcënimi.
Njoftim:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin A. K., 32 vjeç, pasi për motive të dobëta, ka kanosur verbalisht, një 27-vjeçar.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.