18 korrik 2015 – Katër persona, të gjithë me banim në Fushë Krujë, janë arrestuar pasi kanë kundërshtuar punonjësit e policisë, dhe madje i kanë kanosur me armë.
Burime nga policia e Durrësit bëjnë me dije se në pranga ranë shtetasit:
Fatmir Muça, 50 vjeç,
Oltion Muça, 25 vjeç,
Sefer Xixa, 55 vjeç,
Armando Xixa, 22 vjeç.
“Shtetasit e mësipërm, në bashkëpunim me njëri-tjetrin nuk i janë bindur, kanë kundërshtuar dhe kanosur me armë gjahu dhe kmesë (kosore) Punonjësit e Policisë duke kryer detyrën”, thuhet në njoftimin e policisë. Gjatë arrestimit të tyre, janë sekuestruar dhe armët me të cilat ata kërcënuan uniformat blu.
Mbi katër të arrestuarit, të cilët do të hetohen nga Prokuroria e Krujës, rëndojnë 3 vepra penale: “Kundërshtimi i punonjësit të policisë të rendit publik”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë të rendit publik” dhe “Kanosja për shkak të detyrës” në bashkëpunim.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/