Specialistët për Hetimin e Krimeve kanë vënë në pranga dy persona në Durrës dhe në Manzë.

U arrestua shtetasi E. O., 25 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua një përforcues grushti.

Ndërkohë, në Manzë u arrestua në flagrancë shtetasi N. S., 57 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka kanosur me mjetë prerës (sopatë) shtetasen A. Sh., për motive pronësie.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.