Agron Gashi, i dyshuar për vrasjen e rёndё nё tentativë e cila ndodhi mbrëmë në Pejë, ku mbetën të plagosur tre persona, është arrestuar sot në mesditë nga policia.
Ndaj tij, brenda afateve ligjore, Prokuroria e Pejës pritet të kërkojë caktimin e masës së sigurisë.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, në TV Dukagjini ka dhënë detaje mbi të kaluarën kriminale të këtij të dyshuari, duke thënë se i njëjti ka pasur aktakuzë për rrezikim të trafikut publik dhe ka një kallëzim penal për kansoje ndaj prokurorit, Ersan Qavolli.
“Ka qenë i akuzuar për rrezikim të trafikut publik, e ka shkelë një polic dhe ka ikur nga vendi ngjarjes. Ka qenë në arrati një kohë, është arrestu, ka qenë në paraburgim. Njëkohësisht, ky e ka edhe një kallëzim penal për kanosje ndaj prokurorit Ersan Qavolli, në atë periudhë kur ka qenë për rrezikim të trafikut publik”, ka deklaruar Nikçi.