Një 33-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka kanosur për para xhaxhain e tij, 47 vjeç, banues në Tiranë.
Sipas kallëzimit, fillimisht një person i paidentifikuar e ka kërcënuar në emër të 33-vjeçarit, ndërsa më pas ky i fundit dyshohet se e ka kanosur edhe përmes celularit, për dhënien e një shume parash.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Pasurisë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin A. A., 33 vjeç, banues në Durrës, pasi ka kallëzuar shtetasi S. P., 47 vjeç, banues në Tiranë, se një shtetas i paidentifikuar e ka kanosur në emër të 33-vjeçarit, për dhënien e një shume parash dhe se 33-vjeçari (nipi i tij) e ka kanosur nëpërmjet celularit, për dhënien e shumës së parave. Punohet për kapjen e 33-vjeçarit, identifikimin e bashkëpunëtorit të tij dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit.”, thotë policia.





