Arrestohet një efektiv i Gardës, pasi ka kanosur dhe ka përndjekur një vajzë në mënyrë të vazhdueshme. Bëhet fjalë për gardistin Florjan Isaku, i cili efektiv i rolit bazë në Gardë, me detyrë trup shërbimi.
“SHÇBA, pranë MPB-së ka arrestuar në mesnatë një efektiv të Gardës së Republikës. Gardisti Florjan Isaku u ndalua për veprën penale të “Kanosjes” dhe “Përndjekjes” së shtetases E.R. nga Tirana, në mënyrë të vazhdueshme (parashikuar nga neni 121 dhe 84 të Kodit Penal)”, njofton policia.