Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim, bie në prangat e Policisë një 42-vjeçar për veprat penale "Mbajtja pa leje e armëve luftarake" dhe "Kanosja".

Nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, në orët e para të mëngjesit është kapur dhe ndaluar në qytetin e Bulqizës, shtetasi: B.O., 42 vjeç, banues në Laç.

Ky shtetas më datë 24.04.2018, në fshatin Mishter, Klos, ka kanosur me armë shtetasin A.H. (i cili në 2018-n ka vrarë veten).

Në ngarkim të këtij shtetasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat ka vendosur si masë sigurimi "Arrest në burg", për veprat penale të "Mbajtja pa leje e armëve luftarake" dhe "Kanosja".

Gjithashtu po në ngarkim të këtij shtetasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin, ka vendosur si masë sigurimi "Arrest në burg", për të njëjtat vepra penale, pasi më datë 03.08.2019, në aksin rrugor Milot-Laç, ka kanosur me armë një shtetas, duke i dëmtuar gomat e automjetit.

Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë Dibër veprime të mëtejshme.