Ndalohet një adoleshent nga Durrësi, i cili ishte në kërkim pasi kishte kanosur një minoren duke i marrë shuma parash.

Oficerët e Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës ndaluan shtetasin A. H., 17 vjeç, banues në Durrës.

Ai ishte i shpallur në kërkim policor për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, pasi në periudha të ndryshme kohore ka kanosur shtetasin I. M., 14 vjeç, duke përfituar herë pas here shuma të ndryshme parash. 

Ndërkohë motivet me të cilat ai e kanoste minorenin nuk bëhen të ditura.