Në kampionatet më të rëndësishëm të Europës, sidomos te klubet e pasur, futbollistët fitojnë aq shumë, saqë shpenzojnë e pakta 100.000 euro për një makinë dhe shumë lojtarë kanë disa makina në garazh, duke shitur mend me to. Nuk ndodh kështu me francezin N’Golo Kante, i cili ndonës etashmë është një superstar dhe konsiderohet si shpirti i Çelsit kryesues, vazhdon të mbajë një Mini Kuper S, makinë që e shumta kushton 20.000 sterlina.

Është makina e parë që Kante ka marrë në Angli dhe nuk e ka blerë të re, sepse ia dhuroi dikush, të përdorur, sezonin e shkuar, kur ishte te Lesteri dhe nuk kishte makinë për të shkuar në stërvitje. Që atëherë, Kante është dashuruar me Minin e vogël dhe nuk e ndërron, edhe për faktin se nuk është i fiksuar pas makinave: “Nuk kam qenë kurrë një person që i dashuron makinat dhe kur isha më i ri nuk është se ëndërroja të kisha makinë. Megjithatë, me Minin tim mësova si të ngas në krahun e majtë të rrugës dhe që kur e mora në Lester, nuk e kam lëshuar më, më pëlqen shumë”. Ndërkohë, shokët e tij te Çelsi paraqiten në stërvitje me makina superluksoze, disa prej të cilave ngjajnë si avionë