Kanye West i ka shokuar të gjithë me deklaratën e radhës duke u shprehur se Drake ka fjetur me ish-vjehrrën e tij, Kris Jenner. Teksa ishte i ftuar në podcastin Drink Champs, Kanye lavdëroi shumë Drake, me të cilin bëri paqe dhjetorin e kaluar pas një konflikti që patën, duke e cilësuar tani si “reperin më të madh ndonjëherë”.
Më pas ai aludoi se Drake kishte kryer marrëdhënie seksuale me Kris Jenner e cila është 31 vite më e madhe se reperi. Kjo nuk është hera e parë që Kris dhe Drake janë përfolur se kanë kryer marrëdhënie bashkë. Në vitin 2018, pati lajme se artisti kishte fjetur edhe me Kim Kardashian, por Kanye i hodhi poshtë thashethemet.
Gjatë paraqitjes së tij të mëparshme në “Drink Champs” nëntorin e kaluar, Kanye hodhi poshtë idenë se Drake ka fjetur me ish-bashkëshorten e tij, me të cilën ai ka katër fëmijë dhe aktualisht është i përfshirë në një divorc.