Kanye West ka publikuar një pjesë nga videoklipi për këngën e tij “Famous” nga albumi “The Life of Pablo”, por ajo po bën xhiron e radhës dhe po i lë të gjithë të habitur.
Në të shfaqen në shtrat Kanye së bashku me bashkëshorten Kim Kardashian edhe 10 personalitete të tjerë shumë të njohur, të gjithë të zhveshur plotësisht.
Pranë rreperit sigurisht që është Kim, ndërsa në anën tjetër Taylor Swift. Aty shfaqen edhe Amber Rose, Ray J, Donald Trump, Chris Brown e Rihanna.
Nuk dihet sa e vërtetë është, por Kanye ka thënë se të gjithë këto personalitete janë të vërtetë dhe kanë qenë pjesë e xhirimeve!





