Kanye West i bëri të ditur ish-bashkëshortes së tij, Kim Kardashian se asgjë nuk mund të hyjë mes tij dhe katër fëmijëve.

Reperi 44-vjeçar, i cili është mes procedurave të divorcit me yllin e televizioneve, paralajmëroi familjen Kardashian për fëmijët e tij të mitur, North, Saint, Chicago dhe Psalm.

“Por unë do t’ju them live, mos luani me fëmijët e mi”, u shpreh reperi në një intervistë, duke shtuar: “Për cilindo që punoni, kushdo që mendoni se punon familja, po ju them tani, mos luani me fëmijët e mi. Gjithçka do të jetë e ligjshme. Gjithçka do të jetë e ligjshme, zemër.”

Ndërkohë Kim Kardashian iu drejtua reperit duke thënë: “Kam qenë e bekuar në këtë jetë, jam mirënjohëse për gjithçka, sinqerisht, për të gjitha uljet dhe ngritjet. Domethënë jam martuar me reperin më të mirë të të gjitha kohërave. Jo vetëm kaq, ai është njeriu me ngjyrë më i pasur në Amerikë, një gjeni i talentuar, i cili më dha katër fëmijë të jashtëzakonshëm.”

Dhe më pas shtoi: “E mora vendimin për tu divorcuar, vetëm për një gjë: personalitetin e tij. E di që tingëllon keq, por njerëzit vazhdojnë të më thonë se komedia vjen nga e vërteta. Dhe nëse ka një gjë që unë gjithmonë përpiqem ta bëj, është të jem e sinqertë.”

Reperi vuri në dukje se ai do të qëndronte i qetë dhe nuk do të lejonte askënd të manipulonte historinë e tij, përpara se të shtonte se familja Kardashian po përpiqej ta armiqësonte me fëmijët.