Reperi Kanye West ka shpallur kandidaturën e tij për t’u bërë presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Përmes një postimi në Twitter, ai i ka surprizuar të gjithë teksa shkruan:

“Tani duhet të realizojmë premtimin e Amerikës duke i besuar Zotit, duke unifikuar vizionin dhe duke ndërtuar të ardhmen tonë. Unë do të kandidoj për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.

Postimi i Kanye-s u shoqërua me hashtagun #2020VISION, duke bërë të qartë se zgjedhjet e ardhshme të SHBA-së janë më 3 nëntor të këtij viti.

Reperi u mbështet menjëherë nga Elon Musk, i cili komentoi në Twitter: “Ju keni mbështetjen time të plotë!”