Kanye West ka akuzuar “bandën Kardashian”, Disney dhe Hulu se kanë kufizuar prindërimin e katër fëmijëve të tij dhe Kim.
Reperi bëri disa postime në platformën X për marrëveshjen e tij të bashkëprindërimit me sipërmarrësen.
“Po, kam probleme me njerëzit që ngrinë llogarinë time, morën fëmijët e mi dhe u përpoqën të më fusnin në burg”, shkroi Kanye.
“Nuk dua thjesht ‘të shoh’ fëmijët e mi. Kam nevojë t’i rris. Kam nevojë të kem mendimin tim për çfarë veshin në shkollë, kush janë miqtë e tyre, në shtëpinë e kujt flenë dhe nëse vajzat e mia duhet të vënë buzëkuq apo përdorin parfum. Të gjitha këto të drejta më janë marrë nga banda Kardashian, Hulu dhe Disney dhe anxhenda më e madhe për të përdorur fëmijët e përzgjedhur me ngjyrë që të jenë platforma për të ndikuar te njerëzit me ngjyrë”.
47-vjeçari e krahasoi ‘takimin’ me fëmijët e tij, North, Saint, Chicago dhe Psalm me ‘vizitën’ në burg.
“Sikur jam në burg ‘duke takuar’ fëmijët e mi, nuk më intereson nëse jetoj apo vdes, nëse jam në burg apo i lirë dhe mbi të gjitha nuk më intereson çfarë këta të famshëm që janë skllevër ndaj hebrenjve kanë për të thënë”.
Vazhda e postimeve të tij ndodhi vetëm pak orë pasi Kim e pengoi që të përfshinte vajzën e tyre të madhe, North në një këmbë me Sean “Diddy” Combs.
West tha se Kim u përpoq të merrte një gjykatës për të bllokuar këngën e titulluar “Lonely Roads Still Go to Sunshine” që të publikohej.