Një situata kaotike është krijuar në aeroportin e Bejrutit në Libani, për shkak të frikës së shtuar për një përshkallëzim të tensioneve në Lindje e Mesme.

Mijëra qytetarë të huaja dhe jo vetëm po largohen nga vendi pasi është shtuar rreziku për një shpërthim lufte mes Izraelit dhe Hezbollahut.

Sipas pamjeve të raportuara ne rrjetet sociale dhe nga mediave të huaja, shumë fluturime janë anuluar dhe pasagjerët kanë pritur për orë të tëra të shqetësuar.

“Nuk doja të largohesha. Doja të kaloja gjithë verën në Liban dhe më pas të kthehesha në Francë për punë”, tha Joelle Sfeir, duke pritur në sallën e mbushur plot me nisje, “fluturimi im u anulua dhe më duhej të rezervoja një biletë tjetër për sot”, tha e reja libaneze për AFP.

Ashtu si shumë bashkatdhetarë të saj që punojnë apo studiojnë jashtë vendit, Sfeir përfitoi nga pushimet verore për të vizituar të afërmit dhe miqtë që kanë mbetur në vend.

Por pas vrasjes së të mërkurës së kaluar të liderit politik të Hamasit Ismail Haniya në Teheran dhe sulmit ajror izraelit në Bejrut, që vrau udhëheqësin ushtarak të Hezbollahut, Fouad Shukr, shumë linja ajrore, duke përfshirë Lufthansa dhe Air France, kanë pezulluar linjat e saj drejt dhe nga Bejruti.

Në të njëjtën kohë, pas kërcënimeve për hakmarrje ndaj Izraelit, shumë vende (Suedia, SHBA, Britania, Franca, Jordania, Arabia Saudite) u bënë thirrje qytetarëve të tyre që të largohen sa më shpejt nga Libani.

Mbi të gjitha, kujtimet e luftës së mëparshme midis Izraelit dhe Hezbollahut, në vitin 2006, janë ende të gjalla. Atë verë aeroporti i Bejrutit ishte bombarduar.

Në sallën e nisjes, familje të tëra, me fëmijët në krahët e prindërve të tyre, shikojnë pirgjet e bagazheve dhe orarin, dhe vihet re se shumica e fluturimeve kanë si destinacion Stambollin, Aman dhe Kajro.

Greta Mukarzel, menaxherja e një agjencie udhëtimi në Bejru, tha se kishte marrë qindra telefonata nga klientët që donin të largoheshin dhe kishin frikë se do të bllokoheshin në Liban.

“Është e vështirë të gjesh vende për shkak se shumë fluturime janë anuluar dhe për shkak të rritjes së kërkesës, veçanërisht drejt vendeve evropiane, shpjegoi ajo, duke shtuar se shumë libanezë që do të vinin me pushime anuluan rezervimet e tyre.