Tunizianët e Esperans Tuniz u shpallën kampionë në Champions Ligën e Afrikës, teksa mposhtën marokenët e Uidad Atletik Klub me rezultatin, në një finale skandaloze, që zgjati vetëm 60 minuta.Ndeshja u anulua pas shënimit të golit nga Uidad që u cilësua i parregullt. Në pamjet filmike duket qartë që goli ka qenë i rregullt, teksa ekipi maroken refuzoi të vazhdonte lojën, për shkak se goli i anuluar pa të drejtë nuk po kontrollohej nga sistemi VAR.
Pas këtij momenti, të dy skuadrat janë përfshirë në një send masiv, ku nuk mungojnë as sendet e hedhura drejt ekipit maroken.Pas thuajse gjysmë ore pritje u zbulua se sistemi “VAR” nuk ndërhyri për shkak se pajisjet ndodheshin në gjendje jo-funksionale dhe duhej kohë për riparimin e tyre.Vendimi për të mos vazhduar lojën u solli humbjen direkte të Uidadit, teksa Esperans Tunis u shpall fituese.





