Mbështetasit e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ata të Lulzim Bashës ndodhen në hollin e selisë blu dhe janë përplasur verbalisht me njëri-tjetrin.

Incidenti u shënua në ambientet e brendshme në hollin e selisë PD-së.

Zonja po qëndronte pranë derës ku po mbahet mbledhja e zotit Basha me anëtarët e Kryesisë, ndërsa thotë se i është bërë presion.

Ndërkohë po në atë kat mbahet dhe mbledhja e Komisionit te Rithemelimit.

“Ju jeni pushteuese” u thote gruaja e cila është mbështetëse e Bashës.

Ndërsa mbështetësit e Berishës thërrasin emrin: Berisha, Berisha.