Leo Mesi ishte në Indi ku rreth 110 mijë tifozë e prisnin në “Salt Lake Stadium”. Të pranishmit ishin prej kohësh në stadium, por argjentinasi u shfaq vetëm për pak minuta.
Tifozët nuk e shijuan aspak ditën që ishte e veçantë. Për këtë pas largimit të Mesit, tifozët u futën në fushën e blertë dhe po ashtu shkaktuan kaos në shkallët e stadiumit.
Stadiumi më i madh në Indi përjetoi një situatë të pazakontë. “Mesi, Mesi, Mesi”, u dëgjuan të gjithë duke thirrur sapo Mesi shkeli në fushë.
Pakënaqësitë ishin për faktin se tifozët prisnin që kjo eksperiencë të zgjaste më shumë. Vetë policët e patën të pamundur të ndërhynin pasi turma kishte pushtuar stadiumin.





