Ende pa nisur seanca, disa nga deputetët e “Rithemelimit” kanë shkuar në Kuvend duke krijuar kaos.

Sikurse duket nga pamjet, kanë marrë karriget që duhet të ulen deputetët e PS-së dhe i kanë vendosur përmbys para foltores së parlamentit.

Ndërkohë, Garda ka ndërhyrë për t’iu paraprirë çdo situate. Kujtojmë se në seancën e kaluar pati përplasje fizike në Kuvend, duke sjellë edhe përjashtimin nga seanca të 6 deputetëve.