Seanca plenare në Kuvend është ndërprerë për 5 minuta për shkak të kaosit të krijuar. Gjatë seancës, deputetët kanë shkuar në foltore, ndërkohë që zhurma e krijuar ka pamundësuar zhvillimin e seancës plenare.
Kryetarja e Kuvendit ka ndërprerë seancën për 5 minuta, në mënyrë që të qetësoheshin deputetët.





