Ervin Salianji ka reaguar pasi kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali lexoi në seancë vendimin për heqjen e mandatit të tij.
Në një postim në Facebook, ish-deputeti shkruan se edhe nga burgu do të vazhdojë, beteja e tij politike dhe se asgjë nuk e ndal.
Seanca e sotme, e cila zgjati vetëm rreth 15 minuta u shoqërua nga nisja e deri në përfundim me kaos dhe tension.
Opozita lajmëroi pas mbylljes së seancës se e njëjta panoramë do të jetë sa herë të ketë mbledhje parlamentare.
Postimi i Salianjit:
Sot me vendimin politik të Edi Ramës, socialistët vendosin ta fshijnë emrin tim nga rradhët e opozitës në Parlament, duke hequr mandatin e dhënë nga qytetarët e Korçës!
Jam krenar që në çdo ditë të ekzistencës time politike i kam shërbyer vetëm interesit të qytetarëve! Edhe nga burgu politik do të vazhdoj të jem tmerri i atyre që mendojnë se me izolimin tim do të më mbyllin gojën.
Asgjë nuk më ndal! Beteja politike vazhdon!