Ndeshja mes Gallatasarait dhe Trabzonsporit (2-1), bëri ‘xhiron e botës’ për numri e lartë të kartonave të kuq dhe situatën e tensionuar që shoqëroi takimin. Plot katër kartonë të kuq u dhanë nga arbitri Deniz Bitnel në ndeshjen e kësaj të diele.
Fillimisht, kartonin e parë të kuq e mori Ozer Hurmaci pas ndëshkimit për të dytën herë me karton të verdhë me skuadrën e Trabzonsporit. Më pas, radha i erdhi shokut të tij të skuadrës Demir. Në minutën e 70′ të pjesës së dytë, arbitri i akordoi kartonin tjetër të kuq, pas ishte ndëshkuar njëherë me të verdhë.Rezultati në këtë kohë ishte 1-1 për të dyja skuadrat. Ndërsa pak minuta para përfundimit të takimit, arbitri dha edhe dy kartonë të kuq, po për skuadrën mike të Trabzonsporit. Lojtar i tretë që u detyrua të lërë fushën e lojës ishte Luis Pedro Kavanda dhe po në këtë kohë, u ndëshkua edhe Salih Dursun.
E veçanta e këtij takimi ishte edhe gjesti i këtij të fundit. Dursun mori kartonin e kuq që ra në fushë dhe ai drejtoi arbitrit Bitnel në shenjë proteste, por përfundoi në dhomat e zhveshjes pasi gjyqtari e ndëshkoi për këtë veprim. Pas daljes së tij nga fusha, Selçuk Inan realizoi penalltinë për Gallagasarain duke fituar me rezultatin 2-1.