11tetor 2015 – Kaos e frikë është situata e krijuar sot kryesisht në jug e juglindje të vendit. Një shtëpi në Pogradec u shemb nga përroi i Vërdovës, i cili një vit më parë i mori jetën të zonjës së shtëpisë, M.Abrashi. Si pasojë e prurjeve të fuqishme të përroit u shkaktua gërryerja e themeleve, duke rrëzuar banesën.
Në Vlorë situata është alarmante. Një viktimë u konstatua mëgjesin e sotëm, Luan Qarri. Si rezultat i reshjeve jane permbytur lagjet "24 Maji", "Pavaresia" dhe "15 Tetori". Nga ana e sherbimeve te Policise jane marre menjehere masa per evakuimin e 8 familjeve me rreth 25 persona nga shtepite qe jane permbytur ne keto lagje, ku 3 prej tyre jane derguar ne Spitalin Rajonal per trajtim mjekesor.
Gjithashtu në disa rrugë te qytetit, si "10 Korriku", qarkullohet me veshtiresi dhe se disa prej segmenteve qe lidhin qytetin e Vlores me Fierin, Orikumin dhe fshatrat perreth jane te pakalueshme si rezultat i inerteve te shkaktuara nga shirat e rrembyeshem.
Në Fier reshjet e shumta kanë shkaktuar daljen e lumit Gjanica nga shtrati, duke përmbytur shtëpi e banesa. Nëse shiu vazhdon rrezikon përmbytjen i gjithë qyteti.
Në Durrës edhe pse ka rrugë të përmbytura, sapo intensiteti i reshjeve bie largohet dhe një pjesë e ujit, duke i bërë të kalueshme.
/portali DurresLajm/





