Situatë kaotike në zonën e Shkëmbit të Kavajës, makinat ngecin në trafik.

Me dhjetëra automjete janë bllokuar në trafik super të rënduar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor nga Shkëmbi i Kavajës deri në zonën e Plepave në Durrës.

Për shkak të fluksit të madh të pushuesve që kthehen nga plazhi, në një kohë që përkon edhe me kulmin e sezonit turistik, kjo sjell kaos me trafikun e makinave.

Situata paraqitet akoma më e vështirë edhe për një autoambulancë që ka ndezur alarmin, e cila e ka të vështirë të çajë rrugën plot me mjete.

“DurrësLajm” sjell foto nga vendngjarja duke pasqyruar më së miri situatën aktuale.