Banorë të alarmuar, pamje të shkatërruara, mure e suva të rëna, janë gjithçka që serviret nga pallatet e banesat e dëmtuara nga tërmeti i fuqishëm që goditi Durrësin.
Ky është një pallat me dëme të mëdha, që ndodhet në afërsi të pallatit të shembur te lagja 18, te Kryqi i Kuq, që është një ndër pikat fatale në qytetin bregdetar me pasojë edhe viktima.





