29 korrik 2015 – Autoritetet gjermane gjenden përballë një presioni në rritje për çështjen e menaxhimit të azilkërkuesve që kanë zbarkuar atje.

Teksa Bosnja, Maqedonia dhe Serbia janë deklaruar si vende të sigurta në muajin dhjetor, tani pyetja që kanë ngritur zyrtarët gjermanë është se çdo të bëhet me statusin e vendeve si Shqipëria, Kosova apo Mali i Zi, pra si vende të sigurta.

Por, siç raportojnë mediat ndërkombëtare, gjasat janë që edhe këto të fundit, do të konsiderohen nga shteti gjerman si shtete që nuk paraqesin rrezikshmëri.

Sipas zyrës gjermane të emigracionit, numrat e azilkërkuesve nga Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi, janë rritur në krahasim me vitin e shkuar me 515%. Por një klasifikim i “sigurt”  i këtyre shteteve, e bën më të lehtë që autoritetet gjermane t’i dërgojnë sërish mbrapsht nëpër vendet e origjinës azilkërkuesit.

Në të kundërt, nëse këto vende do të shpallen si të rrezikshëm, atëherë do të jetë më e vështirë që të provohet nëse aplikantët janë vërtetë viktima të persekutimit mbi baza politike, fetare ose etnike.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/