Teksa situata e menaxhimit të mbetjeve në Durrës vijon të jetë kaotike, duket se një zgjidhje provizore ka ardhur nga kompania “Integrated Energy”, që menaxhon inceneratorin e Tiranës. 

Kompania në fjalë i ka dërguar një letër bashkisë Durrës, duke i ofruar një zgjidhje për menaxhimin e mbetjeve urbane, pa asnjë pagesë deri më datë 15 korrik.

Bashkisë i është vënë një afat për dërgimin e mbeturinave në këtë vendgrumbullim, ndërsa pas kësaj date ky institucion duhet të marrë masa për zgjidhjen e situatës. Aktualisht mësohet se 6 kamionë janë nisur drejt Sharrës, për të transportuar mbetjet urbane.

Letra e kompanisë “Integrated Energy”: