Presidenti amerikan, Joe Biden  është duke  dhënë një konferencë për shtyp nga Shtëpia e Bardhë, mbi situatën në Afganistan.

“Kemi bërë një proces të rëndësishëm“, thotë Biden, duke theksuar se SHBA ka siguruar aeroportin e Kabulit dhe po vazhdon me evakuimin e civilëve.

“Ky është një nga fluturimet më të mëdha, më të vështira në histori”, thotë ai .

Ndërsa Presidenti Biden më parë ka fajësuar afganët për dështimin e Shteteve të Bashkuara për të evakuuar më shumë aleatë përpara marrjes së papritur të pushtetit nga talebanët këtë muaj, zyrtarët amerikanë i thanë agjencisë Associated Press se diplomatët amerikanë kishin kërkuar zyrtarisht javë më parë që administrata Biden të shtonte përpjekjet e evakuimit.

Dhjetëra mijëra njerëz mbeten për t’u evakuuar përpara afatit të 31 gushtit të Shteteve të Bashkuara për të tërhequr trupat e saj nga vendi, megjithëse ritmi u shtua shpejt. Një zyrtar i mbrojtjes tha se rreth 5,700 njerëz, përfshirë rreth 250 amerikanë, u evakuuan nga Kabuli me 16 avionë transporti C-17. Gjatë dy ditëve të mëparshme, rreth 2,000 njerëz në ditë u transportuan me avion.