Partia Socialiste ka depozituar sot në Kuvend kërkesën për përjashtim e 24 deputetëve të Partisë Demokratike, për shkak të kaosit dhe tensioneve që krijuan brenda parlamentit.

Mësohet se brenda 48 orëve do të mblidhet Sekretariati i Etikës për të marrë vendim për 24 deputetët e PD.

Konkretisht PS ka kërkuar masë disiplinore ndaj: Gazmend Bardhi, Flamur Noka, Bledion Nallbati, Edi Paloka, Saimir Korreshi, Lefter Geshtenja, Luan Baçi, Dashnor Sula, Agron Gjekmarkaj, Dhurata Çupi, Xhelal Mziu, Ina Zhupa, Zheni Gjergji, Helidon Bushati, Lindita Metaliaj, Ramadan Lika, Asllan Dogjani, Qani Xhafa, Flamur Hoxha, Isuf Çela, Kastriot Piroli, Lodovik Hasani, Kasem Mahmutaj, Edmond Spaho.