Partia Socialiste ka kërkuar masë ndëshkimore ndaj dy deputetëve demokratë. Mësohet se masa ndëshkimore është kërkuar për kreun e grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi si dhe për deputetin demokrat Fidel Krekën.
Seanca e sotme plenare u kthye në një kaos të vërtetë për shkak të fjalimit që mbajti ‘Diella’ si Ministre në Kuvend. Deputetët demokratë janë ngritur në këmbë duke kundërshtuar këtë dhe kjo ka sjellë në ndërprerje të seancës plenare për 5 minuta. Bardhi hodhi një shishe ujë dhe rregulloren e Kuvendit në drejtim të Ramës, ndërsa edhe deputeti i sapozgjedhur Fidel Kreka hodhi rregulloren drejt kryeministrit.





