Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, gjatë seancës plenare i bëri thirrje deputetëve të opozitës që të mos keqpërdoren nga interesi i një personi.

“Thirrja ime ndaj pjesës më të madhe të deputetëve që janë në krahun e djathtë të kësaj salle. Mos u keqpërdorni nga interesi dhe halli personal i një njeriu të vetëm. Ky njeri e ka marrë peng PD prej 31 vjetësh.

Është e rëndë që deputetë të opozitës, të përdoren për interesin personal të një individi. Nuk kam asnjë keqardhje për individin. Keqardhja ime më e madhe është imazhi i keq që doni t’i bëni Kuvendit të Shqipërisë. Shqipëria sot mbylli Tetorin me 9 mln vizitorë turistë dhe ne presim që deri në dhjetor Shqipëria të ketë plot 10 mln turistë. Ai njeriu është munduar të dëmtojë imazhin e Shqipërisë. Harroni ju që Shqipëria të kthehet më pas. Shqipëria e ka marrë vendimin e vet, vetëm përpara, jo më mbrapa”, tha Balla.