Mungesa e një zgjidhjeje nga autoritetet për situatën e krijuar në vend nga mbeturinat ka bërë që qytetarët “të gjejnë vetë” një të tillë ndonëse duke shkaktuar ndotje më të madhe mjedisore.

Disa qytetarë të paidentifikuar në Manzë i kanë vënë flakën kazanëve të tejmushur me mbeturina, duke krijuar tym të dendur e erë të rëndë.

Djegia e kazanëve të plehrave ka ndodhur gjatë natës, ndërsa zjarrfikëset kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.