Nuk kanë të sosur zhvillimet në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Një ditë më parë rreth orës 16:30 në ambientet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda ka pasur kaos dhe konflikt e është dashur ndërhyrja e policisë.
Siç raporton "Report tv", disa prej prokurorëve për të cilët kryeprokurorja Arta Marku kërkoi hetim disiplinor pasi refuzuan dosjen Shullazi kanë kërkuar sqarime nga Prela. Ata kanë dashur ta takojnë në zyrë, por kur kjo e fundit ka refuzuar, ka pasur një tjetër rebelim në radhët e tyre.Raportohet se ata kanë hyrë me forcë në zyrën e Prelës, ndërsa kjo e fundit ka kërkuar edhe ndihmën e policisë.
Gazetari Rusta thotë se për këtë ngjarje ka edhe filmime. Situata është tensionuar aq keq sa në ambientet e Prokuririsë së Kriemve të Rënda ka shkuar edhe Drejtori i Përgjitshëm i Policisë, Ardi Veliu.
Sipas tij, pjesë e prokurorëve që kërkonin llogari nga Prela nuk ishin vetëm tre të transferuarit në rrethe, por edhe ata për të cilët Arta Marku kërkoi transferimin.
Një ditë më parë, kryeprokurorja Arta Marku vendosi hetimin disiplinor për 10 prokurorët e Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë dhe transferimin e tre të tjerëve në rrethe pasi refuzuan të merrnin në dorëzim hetimin e çështjes Shullazi.
Prokurorët për të cilët u vendos hetim disiplinor
Olsian Çela, Sonila Muhametaj, Besim Hajdarmataj, Përparim Kullurin, Behar Dibrën, Arenc Çelën, Edvin Kondilin, Pranvera Pustinën, Eugen Beçin dhe Blerim Tominaj.





