11 shkurt 2015 –  Një 48-vjeçar, tifozi të Chelsea i ka buzëqeshur fati. Ai ka arritur të gjejë rezultatin e plot 14 ndeshjeve në një skedinë dhe duke fituar 125 mijë euro. Quhet Dean Clay, tifoz i çmendur i Chelsea nga qyteti i Southamptonit duket të jetë njeriu më i lumtur në botë.

Të shtunën, ai vendosi një skedinë me vetëm 2 paund, por arriti të godasë në shenjë duke parashikuar rezultatin e 14 ndeshjeve duke akumuluar 93 mijë paund ose rreth 125 mijë euro.

Takimi i fundit të cilin po e priste në skedinë ishte ai mes Burnleyt dhe West Bromwich Albion, ku kishte parashikuar barazim. Vendasit ishin në avantazh 2:0, por në fund takimi u mbyll 2:2.

“Nuk arrija ta besoja që rezultati u barazua. Jam tashmë njeriu më i lumtur” – tha ai për “Daily Mail”.